PËRBËRËSIT për 4-6 persona, për tavë me diametër 26/28 cm:
- 5-6 karota të holla
- 250 g bizele kokërr, të freskëta ose të ngrira
- 1 copë e madhe djathë i bardhë
- 3 qepë të njoma
- 5 kokrra vezë
500 ml pana për kuzhinë brokoli – disa degë të vogla arrë moskat, kripë e piper, sipas dëshirës pak gjalpë për të lyer tavën
PËRGATITJA:
Ndezim furrën në temperaturën 180° C.
1. Në një tenxhere me ujë të valuar me kripë, ziejmë për 15 minuta bizelet. I kullojmë dhe i hedhim menjëherë në një tas me ujë e akull, që të mos humbin ngjyrën jeshile. Po kështu veprojmë edhe me brokolit.
2. Karotat e qëruara dhe të prera në kubikë, i hedhim në tenxheren me ujë të valuar ku kemi zier më parë bizelet dhe i lëmë të valojnë për 7-8 minuta.
3. Në një tas, rrahim vezët me rrahëse vezësh me dorë, shtojmë panën, djathin në thërrime, kripë, piper dhe arrë moskat sipas dëshirës dhe më pas i përziejmë me lugë druri.
4. Shpërndajmë në tavën e lyer me pak gjalpë, perimet e ziera dhe qepën të grirë në kubikë të vegjël, e më pas hedhim sipër përzierjen e vezëve me panën. E pjekim për rreth 30 minuta ose derisa të shohim që është mpiksur dhe ka marrë ngjyrë në sipërfaqe.
KOHA E PËRGATITJES: 20 MIN.
KOHA E ZJERJES DHE E PJEKJES: 40 MIN.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj