Tavë me perime furre, një vakt i shijshëm, i lehtë, por mbi të gjitha i shëndetshëm.
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë mesatar
- 2 speca
- 1 qepë
- 3 karota
- 2 patate
- 4 thelpinj hudhër
- rigon
- kripë
- vaj ulliri
Përgatitja:
Nisni me pastrimin e perimeve dhe grijini ato në copa dhe forma sipas dëshirës. Hidhini të gjitha në tepsi dhe më pas shtoni vajin e ullirit, kripën dhe rigonin. Ndizni furrën në 200 gradë dhe vendosini derisa të skuqen dhe të marrin ngjyrë. Më pas shtoni 3/4 e gotës ujë dhe pasi perimet të jetë gatuar, shërbejeni për konsum. Procesi i gatimit të perimeve të furrës merr një kohë prej 30 min.
Ju bëftë mirë!