Ballina Kuzhinë Tavë me mish e kërpudha

Tavë me mish e kërpudha

Përbërësit

  • 700 gr mish viçi
  • 250 gr kërpudha
  • 120 gr përshutë
  • 160 gr djathë i tymosur
  • 4 tranguj turshi
  • 100 gr gjalpë
  • 2 lugë miell
  • 4 decilitra qumësht
  • 0,5 decilitra vaj
  • 1 lugë e vogël biber i kuq
  • Arrë muskati
  • Mëlmesa
  • Biber i zi

Hapat

Mishi tul i viçit pritet në 8 copë, filetë rrihne me çekan druri dhe shtohen mëlmesa sipas shijës, filetë fërgohen në të dy anët, në pak vaj derisa të skuqen.

Filetë hiqen nga vaji dhe lihet në vend të ngrohtë, kërpudhat priten në rriska, kaurdisen në vajin e mishit me qëllim që të zbuten dhe shtohen mëlmesa sipas shijës.

Në një tenxhere të vogël shkrihet gjalpi, shtohet mielli dhe kaurdisen pak, pastaj shtohet qumështi dhe zihet, duke përzier gjatë tërë kohës, derisa të trashët masa.

Nga fundi shtohet arrë muskati dhe mëlmesa të përziera dhe të gjitha përzihen mirë.

Djathi pritet në 8 rriska, ndërsa trangujt grihen imët, në tavë tefloni renditen filetë e fërguara, mbulohen me rriska përshute, shtrihet një lugë kërpudha dhe pak tranguj turshi.

Derdhet salcë beshamel dhe të gjitha mbulohen me rriska djathi të tymosur.

Filetë e përgatitur futen në furrën të nxehtë, me qëllim që të shkrihet djathi, fileve pastaj u hedhet biber i kuq.

Exit mobile version