Ballina Kuzhinë Tavë me kërpudha dhe kofsha pule

Tavë me kërpudha dhe kofsha pule

PËRBËRËSIT: 4-6 kofsha pule, 1 kg kërpudha, 2 kokrra qepë, 3 thelpinj hudhra, 2 degë rozmarinë, ½ filxhan çaj uji, ½ lugë çaji me kripë, vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalpë.

PËRGATITJA: Në një enë të thellë skuqim qepën dhe hudhrat me pak vaj ulliri, gjalpë dhe kripë. Kur qepa fillon të zbutet shtojmë kofshat e pulës duke i kthyer nga të gjitha anët në mënyrë që të marrin një të skuqur të lehtë. Vazhdojmë duke shtuar kërpudhat, të cilat i kemi pastruar dhe prerë në feta. Shtojmë rozmarinën, i përziejmë mirë dhe në fund hedhim ujin. E provojmë për kripë dhe e lëmë të marrë valë. Pasi ka marrë valë, e lëm të ziejë për 20 – 30 minuta me temperaturë të ulët. Me ndihmën e një piruni provojmë nëse mishi është gatuar. Nëse është e nevojshme e lëmë disa minuta më shumë, derisa të dali yndyra në sipërfaqe dhe të krijojë një cipë të holle. Mund ta shoqëroni me një sallatë me rukola dhe domate qershi. JU BËFTË MIRË!

Kjo recetë u përgatit nga Rozafa_cooking

Exit mobile version