Belushka është peshk autokton i liqenit të Ohrit, i cili nuk nuk ka përmasa shumë të mëdha dhe që në maksimumin e tij mund të arrijë 20-30 cm i gjatë. Nëse ju ka rënë rasti të hani një drekë në Pogradec me siguri e keni hasur e shijuar.
Përbërësit: 4 belushka, 6 qepë mesatare, 1 hudhër, 1 dorë pomodorini (ose salcë domatesh), 2 lugë gjelle pistil kumbulle, 100 ml verë e bardhë (nëse nuk përdorni alkool shtoni pak uthull molle), 300 ml ujë (1 gotë e madhe), gjethe dafine/ kripë/ piper.
Përgatitja: Peshqit i kalojmë në pak miell dhe i skuqim nga të dyja anët, sa të thekerisen. Në po të njëjtin tigan skuqim qepët e prera në rrathë tey hollë dhe hudhrat sa të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë domatet qershi dhe verën. E lëmë këtë të fundit të avullojë. Shtojmë gjysmën e ujit dhe e lëmë masën të ziejë për pak minuta. Më pas shtojmë postimin, erëzat, kripën dhe shtojmë masën e qepëve në tavën ku janë peshqit dhe e vëmë te piqet në 220°C për rreth 30-40 minuta.