E di që tava e kosit bëhet me mish qengji ose dashi, por nëse keni një pulë të mirë del super. Disa i shtojnë oriz, disa jo. Unë jam te grupi i dytë, i shtoj miell dhe del super.
PËRBËRËSIT: 1 pulë, 1 kg kos natyral, 4 vezë, 2 lugë gjelle gjalpë, 2 lugë gjelle miell, kripë dhe 1 litër ujë.
PËRGATITJA: Fillimisht kaurdisim pulën me pak gjalpë në tenxhere, shtojmë ujin dhe e lëmë të ziejë për rreth 30-40 minuta. Në një enë rrahim vezët dhe shtojmë kosin e miellin. Marrim 4-5 garuzhde nga lëngu i pulës dhe ia shtojmë masës sonë dhe e kontrollojmë për kripë. Copat e pulës i lyejmë me gjalpë dhe i vendosim në tavën e lyer paraprakisht me yndyrë. Shtojmë masën që përgatitëm më lart dhe tavën e pjekim në furrë për 30 minuta. Ju bëftë mirë!