Receta që AgroWeb.org sjell sot për ju është një zgjedhje e shkëlqyer në ato ditë që nuk dini se çfarë të përgatisni qoftë për vaktin e drekës apo edhe atë të darkës.
Me disa përbërës të thjeshtë, ju do të sillni në tryezën tuaj një pjatë të mbushur me proteina dhe shumë vitamina e minerale nga perimet. Sigurisht që ju mund të shtoni edhe përbërës të tjerë sipas preferencës tuaj, kështu receta do të pasurohet edhe më.
Për të mësuar mënyrën e përgatitjes ndiqni më poshtë recetën.
Përbërësit
- 4-5 Salsiçe të freskëta
- 2 speca të verdhë
- 2 qepë të kuqe
- 1 qepë e bardhë
- 7-8 patate mesatare
- 2-3 thelpinj hudhra
- vaj
- kripë dhe piper për shije
- nenexhik për shije
Përgatitja
- Fillimisht lani dhe prisni perimet.
- Hidhni pak vaj në një tavë dhe më pas shtoni aty perimet.
- Përziejini mirë.
- Më pas shtoni salsiçet dhe jepini shije me kripë, piper e nenexhik.
- Mbulojeni tavën me letër alumini dhe piqeni në 200° për 25 minuta.