Tavë e shpejtë dhe e shijshme me salsiçe dhe perime

Receta që AgroWeb.org sjell sot për ju është një zgjedhje e shkëlqyer në ato ditë që nuk dini se çfarë të përgatisni qoftë për vaktin e drekës apo edhe atë të darkës.

Me disa përbërës të thjeshtë, ju do të sillni në tryezën tuaj një pjatë të mbushur me proteina dhe shumë vitamina e minerale nga perimet. Sigurisht që ju mund të shtoni edhe përbërës të tjerë sipas preferencës tuaj, kështu receta do të pasurohet edhe më.

Për të mësuar mënyrën e përgatitjes ndiqni më poshtë recetën.

Përbërësit

  • 4-5 Salsiçe të freskëta
  • 2 speca të verdhë
  • 2 qepë të kuqe
  • 1 qepë e bardhë
  • 7-8 patate mesatare
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • vaj
  • kripë dhe piper për shije
  • nenexhik për shije

Përgatitja

  • Fillimisht lani dhe prisni perimet.
  • Hidhni pak vaj në një tavë dhe më pas shtoni aty perimet.
  • Përziejini mirë.
  • Më pas shtoni salsiçet dhe jepini shije me kripë, piper e nenexhik.
  • Mbulojeni tavën me letër alumini dhe piqeni në 200° për 25 minuta.