Është një ndër gatimet më speciale nga tradita e Shqipërisë së Mesme.
Nga kuzhinat më të vjetra të shtëpive përdhese, të gatuara në zjarrin e oxhakut e deri sot në restorantet më prestigjiozë, Tava e Dheut vijon të ruajë traditën e shijes së mirë shqiptare.
Vërtetë, një traditë e Shqipërisë së Mesme, Tava e Dheut sot është ndër më të veçantat e kuzhinës shqiptare në tërësi.
Shumë e preferuar nga shqiptarët, mahnitëse për të turistët e huaj.
E gatuar nga tradita dhe mjeshtëria e duarve të amvisave shqiptare.
Kjo gjellë fantastike për ditët e ftohta që kanë mbërritur shërben jo vetëm si një vakt fantastik e i shijshëm, por edhe si një pjatë speciale për të kënaqur shijen e të ftuarve në raste festash e dasmash gjithashtu.
Përgatitja e Tavës së Dheut në Shtëpi
Përbërësit
500 gr mish viçi (ose mëlçi viçi sipas preferencës)
1 kg qepë të thata
3 speca te gjelbert
3 domate të kuqe, të grira mirë
8 thelpinj hudher
Gjethe dafine
2 luge gjelle Uthull
Vaj ulliri
Spec djeges
Përgatitja e gjellës në tavat e baltës
Grijmë qepët hollë bashkë me specat, i hedhim në një tenxhere dhe i kavërdisim disa minuta në zjarr me pak vaj ulliri./Agroweb.org/
Në momentin që volumi i qepëve dhe specave nis të bjerë, dhe qepët marrin një ngjyrë të verdhë në të artë shtojmë mishin e prerë në kubikë dhe vijojmë t’i kavërdisim për disa minuta.
Më pas shtojmë uthullën dhe vijojmë kavërdisjen derisa mishi ta përthithë plotësisht.
Në këtë moment shtojmë domatet e grira në rende, shtojmë kripën, piperin dhe dafinën, specin djegës dhe hudhrën gjithashtu.
I kavërdisim të gjitha bashkë, hedhim dhe një gotë me ujë dhe i lëmë në zjarr të zjejnë derisa domatja të shkrijë tërësisht.
Tavat i vendosim në furrën e paranxehur dhe i lëmë të piqen për maksimumi 25 minuta.
Shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të ndryshme të perimeve të freskëta apo të pjekura./Mesazhi/