Aleanca për Shqiptarët në Gostivar ka mbajtur konferencë për gazetarë ku kanë deklaruar fitoren në Gostivar.
Kandidati fitues Arben Taravari ka deklaruar se Gostivari u çlirua prej një diktatori. “I falënderoj të gjithë qytetarët e të gjitha etnive, që të jetë i lirë, me thë gjitha presionet e BDI-së-LSDM-së”.
Taravari ka thënë se shpejti do të vijnë zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa koalicioni ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA do të vazhdojë.
Ndërsa, shefi i shtabi zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri ka deklaruar se Isen Shabani ka fituar në Vrapçishtë, Albon Xhamaili në Bogovinë dhe Blerim Sejdiu në Zhelinë.
“Dallimi i koalicionit shqiptar është shumë i ngushtë me disa qindra vota. Kemi qenë dëshmitarë të blerjes së votave, kërcënimeve dhe shantazhit.
Në të gjitha komunat që kanë fituar BDI ka fituar pakica, sepse ka ndikuar LSDM dhe Lube Boshkovski”, ka deklaruar Aziri. /SHENJA/