Për të përkujtuar çlirimin e Stambollit, në sheshin e Xhamisë Blu në këtë qytet është përgatitur një “tapet me tulipanë” 1.453 metra katrorë, numër ky që përkon me vitin e çlirimit të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të festës së tulipanëve në Stamboll, një nga sheshet e zbukuruara me këtë lule është edhe sheshi i Xhamisë Blu, ku në këtë kuadër është ndërtuar edhe “tapeti më i madh i tulipanëve në botë”.
Për ndërtimin e tapetit i cili përkujton edhe vitin e çlirimit të Stambollit dhe si rrjedhojë përbëhet nga 1.453 metra katrorë, janë përdorur 564 mijë tulipanë të ngjyrave të ndryshme, me qëllim ndërtimin e motiveve të një tapeti të vërtetë.
Tapeti i tulipanëve i ndërtuar për herë të tretë, ka tërhequr si çdo vit turistë të shumtë vendas dhe të huaj.
Ceremonia zyrtare për hapjen e këtij tapeti do të zhvillohet më 22 prill, me pjesëmarrjen e kryetarit të Kryebashkisë së Stambollit, Kadir Topbaş.