Deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Enver Hoxhaj, se në Kosovë duhet të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, është komentuar edhe nga shefi i këtij misioni.
Pas takimeve të zhvilluara më deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Zahir Tahin ka thënë para mediave se të drejtën për mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë e ka Këshilli i Sigurimit të OKB-së, raporton Telegrafi
Ai para medieve ka theksuar se kanë folur me kryetarin e Komisionit, Elmi Reçica, për një mori çështjes tjera në vend.
Hoxhaj para pak kohësh pati theksuar se UNMIK-u duhet të largohet përfundimisht nga Kosova.
Këtë deklaratë ai e pati bërë pas arritjes së marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai në një deklaratë për media pati thënë se “ne duhet të fillojmë një debat të ri në Kosovë sa i takon rolit që duhet ta ketë UNMIK-u në Kosovë”.
“Unë jam i bindur që roli që ka pasur UNMIK-u në Kosovë nga qershori i vitit 1999 deri në dhjetorin e vitit 2007 mund të cilësohet si ndër misionet më të suksesshme që ka pasur OKB-ja në të gjitha misionet nëpër botë, meqenëse, UNMIK-u ka qenë në kuadër të një organizate ombrellë në kuadër të së cilës janë krijuar parakushtet dhe ka lindur shteti i Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka pasur zhvillime të mëdha të rëndësishme që mua më bën të mendojë që UNMIK-u duhet ta përfundojë misionin e tij përfundimisht në Kosovë”, kishte theksuar Hoxhaj.