Tani robotët po zëvendësojnë edhe prindërit

Pak kohë më parë u përhapën lajmet se fëmijët do të mësonin dhe përgatiteshin në kopshte nga mësues robotë, madje u tha se fëmijët e donin atë më shumë se një mësues i vërtetë.

Ndërsa tani një 3-vjeçar e kalon kohen e tij të lirë në shtëpi jo me prindërit por me një robot të vogël, i cili quhet BeanQ. Ai është një android i vogël dhe vogëlushi e pyet gjatë gjithë për gjëra të ndryshme.

“Çfarë ka BeanQ? A ke ngrënë? Unë dua të shikoj filma vizatimorë!”

Androidi i përgjigjet me fjalë dhe fraza të thjeshta, së bashku me një sërë emoji-sh që shfaqen në një ekran që shërben si fytyra e tij.

Ky robot ka për qëllim të jetë një edukator për fëmijën, duke i hequr një pjesë të barrës prindërve./shekuli.com