Tani që gratë saudite ngasin veturat, Coca Cola ua bën këtë reklamë… (Video)

Para disa javësh vërshuan lajmet në internet se Mbretëria Saudite i ka lejuar gratë që të ngasin vetura (pasi marrin patent shoferin, kuptohet).

Ky lajm u dha shkas mediave që të shkruajnë për një të drejtë themelore që quditërisht ligjvënësit e Mbretërisë nuk e kanë njohur, sado që Profeti Muhamed (a.s) nuk i kishte ndaluar gratë e asaj kohe të ngasin devetë (mjete të atëhershme udhëtimi).

Edhe pija më e konsumuar në Arabi Saudite, Coca Cola, nuk hezitoi që të lansoj reklamën më të re: Babai i lumtur që e mëson të bijën si të ngasë veturën, në shoqëri të Coca Colas, në këtë rast! /MESAZHI/

https://www.youtube.com/watch?v=s7eX7sznAP8