Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu iu drejtua një delegacioni prej 33 kongresmenëve republikanë amerikanë, të cilëve ua bëri me dije se ai është në favor të një shteti të pavarur kurd në një pjesë të Irakut.
Sipas një burimi të dhënë nga Jerusalem Post, Netanjahu shprehu qëndrimin e tij pozitiv ndaj një shteti kurd në zonat kurde të Irakut, duke thënë se kurdët janë një “njerëz të guximshëm pro-perëndimorë që ndajnë vlerat tona”.
Netanjahu nuk e trajton shpesh çështjen kurde, e cila është shumë e ndjeshme politikisht sepse pozicioni tradicional i SHBA-së – të paktën derisa Presidenti i SHBA-së Donald Trump mori detyrën në janar – ishte që Iraku duhet të mbetet një shtet i bashkuar dhe të mos ndahet në pjesë të ndara. /MESAZHI/