Facebook Messenger ka shtuar një veçori të re. Që nga sot mund të shtoni edhe miq të tjerë në bisedën me zë apo me video në Messenger. Ky funksion është i disponueshëm tani edhe në Android dhe në iOS.
Gjatë kohës që jeni duke folur me zë apo video ju mund të shtoni numrin e biseduesve duke klikuar “add person”.
Deri në gjashtë persona mund të bisedoni në dy platformat e Messenger.