Tani mund të dëgjoni si tingëllon hëna më e madhe e Jupiterit

NASA ka publikuar një audio 50 sekonda të gjatë e cila është regjistruar nga pajisja hapësinore Juno gjatë fluturimit të saj pranë hënës më të madhe të Jupiterit, Ganimeda. Në këtë audio, mund të dëgjohet tingulli i prodhuar nga sipërfaqja e hënës së “akullt” të Jupiterit.

Të dhënat e regjistrimit të prodhuara nga valët magnetike dhe elektrike në magnetosferën e Jupiterit, u përpunuan në një frekuencë që të përfitohej materiali.

Kjo audio është mjaftueshëm e fuqishme për t’ju bërë të ndiheni sikur ndodheni brenda Juno-s teksa ajo kalon pranë Ganimedas për herë të parë në më shumë se dy dekada. Nëse dëgjoni me kujdes, mund të dalloni ndryshimin e papritur të frekuencës në mes të regjistrimit, i cili përfaqëson hyrjen në një zonë të re të mangnetosferës së Ganimedas”, shpjegoi Scott Bolton, mbikëqyrës kryesor i misionit të Juno-s.

Fluturimi i Juno-s pranë trupit qiellor shënon distancën më të vogël që një pajisje hapësinore ka realizuar me hënën më të madhe të sistemit diellor, e cila është më e madhe se Mërkuri./tvklan.al