Në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë, mësimet e turqishtes dhe kulturës turke, mundohen të pengohen nga disa bashki.
Në 17 shkolla, 571 nxënësve u mohohen mësimet e turqishtes.
Familjet, që ndjekin me shqetësim këto zhvillime, vazhdojnë të protestojnë.
Familjet turke, që jetojnë në Berlin, u mblodhën edhe një herë me protestën e quajtur “mos ma prek turqishten”.
Këto familje u shprehën se arsimi në gjuhën amtare nuk duhet flijuar për politikën nga ana e autoriteteve gjermane.
Ato presin që bashkitë e provincave të heqin dorë nga vendimet që pengojnë mësimet e turqishtes dhe kërkojnë që të gjithë ti dalin për zot këtyre mësimeve.