Tamëlorizi, ose i njohur ndryshe si oriz me qumësht, është një ëmbëlsirë e lehtë dhe e shijshme. Një recetë e shëndetshme edhe për më të vegjlit ne familje.
Përgatitja
Orizin e vendosim në ujë dhe e lëmë të ziejë derisa të bëhet si llaç (nuk duhet ta mbushni tenxheren me ujë, por vetëm dy gishta sipër orizit).
Ndërkohë vendosim qumështin në sobë dhe kur ai të valojë, hedhim orizin dhe vaniljen. E lëmë në zjarr derisa të bëjë flluska.
Kur e shpërndajmë nëpër tasa, i hedhim kanellë dhe fruta të thata sipas dëshirës.