Talibanët kanë liruar dy pengje në këmbim të tre komandateve të tyre te burgosur, thonë burimet talebane.
Amerikanet Kevin King dhe Timothy Weeks, pedagogë në Universitetin Amerikan të Afganistanit, u lanë të lirë të martën, tre vjet pasi u rrëmbyen në Kabul.
Tre militantët mbërritën në Katar nga Afganistani si pjesë e shkëmbimit.
Presidenti afgan Ashraf Ghani tha se vendimi për lirimin me kusht të të burgosurve ishte “një gjest i ashpër, por i rëndësishëm” por mbi të gjitha, një “gjest humanitar”.
Javën e kaluar, autoritetet afgane zbuluan se ishte arritur një marrëveshje në përpjekje për të rifilluar bisedimet e paqes me talebanët.