Talibanët paralajmërojnë krijimin e ushtrisë së rregullt

Qari Fasihuddin

“Shefi i Shtatmadhorisë” i qeverisë së talibanëve, Qari Fasihuddin, tha se së shpejti do të krijojnë një ushtri të rregullt në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë në kryeqytetin Kabul të mërkuren, Fasihuddin njoftoi planet e qeverisë talibane për sistemin ushtarak në vend.

Duke vënë në dukje se konsultimet dhe hulumtimet për krijimin e një ushtrie të fortë dhe të rregullt në Afganistan po vazhdojnë, Fasihuddin deklaroi se kjo do të zbatohet në të ardhmen e afërt.

Nga ana tjetër, Fasihuddin deklaroi se do të shtypin “ata që shkaktojnë trazira etnike dhe të bazuara në rezistencë” dhe shtoi se “rezistuesit” duan ta tërheqin vendin në luftë civile. /aa