Mullah Abdul Ghani Birader, kreu i Byrosë Politike të Talibanëve në Katar, tha se ata nuk prisnin të arrijnë objektivat e tyre në Afganistan kaq shpejt.
“Duhet të them që nuk prisja që një sukses i tillë të arrihej kaq shpejt dhe kaq lehtë”, deklaroi Birader.
Birader u prononcua në lidhje me dominimin e talibanëve pothuajse në të gjithë Afganistanin, veçanërisht në kryeqytetin Kabul.
“Ne nuk duhet të jemi arrogantë. Do të kemi një përgjegjësi të rëndë që nuk e kishim kurrë më parë. Tani është koha për sprovë. Jemi aktualisht duke kaluar një test shumë të rëndësishëm për sa i përket ofrimit të shërbimit, sigurisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve të vendit tonë. Ne duhet t’i bindim njerëzit se do të mbrojmë jetën dhe të ardhmen e tyre”, tha ai. /trt