Talibanët kanë korrur fitore ndaj Frontit të Rezistencës Popullore të Afganistanit, organizatës ombrellë të grupeve të armatosura, dhe provinca Panjshir është marrë nën kontroll, tha zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Foleja e fundit e armikut, provinca Panjshir, gjithashtu marrë nën kontroll plotësisht”, tha Mujahid në Twitter, duke shtuar se me marrjen e kësaj province, lufta në gjithë vendin ka përfunduar.
Ndryshe, Fronti i Rezistencës Popullore të Afganistanit, i udhëhequr nga Ahmed Massoud, djali i ish-ministrit të Mbrojtjes Ahmad Shah Massoud, kishte bërë disa kërkesa nga talibanët në lidhje me sistemin e ri qeverisës që do të krijohej në vend pasi talibanët morën Kabulin më 15 gusht.
Bisedimet nuk dhanë asnjë rezultat dhe talibanët transferuan forcat e tyre të armatosura në këtë rajon. Thuhet se të dyja palët pësuan humbje të mëdha në përplasjet që ndodhën për rreth një javë. /aa