Talibanët dënuan shpërthimet vdekjeprurëse jashtë aeroportit të Kabulit të enjten, në një zonë që ata thanë se ishte nën kontrollin e ushtrisë amerikane.
“Emirati Islamik dënon ashpër shpërthimin që synonte civilët në aeroportin e Kabulit,” tha një deklaratë e lëshuar nga zëdhënësi i grupit në Twitter.
“Shpërthimi ndodhi në një zonë ku forcat amerikane janë përgjegjëse për sigurinë.”
Ndërkohë një zyrtar tjetër taleban tha se prania e forcave të huaja është shkaktare për sulmin në aeroportin e Kabulit.
Sulmi në aeroportin e Kabulit në Afganistan ishte një akt terrorizmi që duhet dënuar nga e gjithë bota, duke shtuar se faji ishte te prania e forcave të huaja në vend, tha ai për një kanal televiziv turk.
“Sapo të kuptohet situata e aeroportit dhe forcat e huaja të largohen, ne nuk do të kemi më sulme të tilla. Sulme të tilla ndodhin për shkak të pranisë së forcave të huaja, “tha Abdul Qahar Balkhi, anëtar i komisionit kulturor të talebanëve, për Haberturk TV të Turqisë.
Nga shpërthimet raportohet se të paktën 60 civilë afganë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur. Pentagoni konfirmoi se 12 ushtarë amerikanë vdiqën në këto dy shpërthime. /mesazhi