Gjiganti gjerman Bayern Munich së fundmi e ka realizuar një transfer interesant.
Klubi bavarez ka siguruar shërbimet e talentit 17-vjeçar, Nestory Irankunda.
Futbollisti i ri me Bayernin ka firmosur kontratë afatgjate, ndërsa ekipit të ri do t’i bashkohet në muajin korrik të vitit të ardhshëm.
Te Bayerni presin shumë nga sulmuesi i krahut, i cili është ftuar nga Përfaqësuesja A e Australisë.
Ai prej vitit 2021 është aktivizuar me ekipin e parë të Adelaide Unitedit, ku në 39 paraqitje ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 2 asistime. Irankunda ka edhe 7 ndeshje të luajtura dhe 11 gola të shënuar me ekipin U17 të Australisë.