Talebanët shpallin “qeverinë e përkohshme” në Afganistan

Talebanët kanë shpallur një “qeveri të përkohshme” në Afganistan që do të udhëhiqet nga mulla Mohammad Hasan Akhund, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shpallja e qeverisë së përkohshme vjen një ditë pasi grupi tha se kishin marrë kontrollin e plotë të vendit.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha se Akhund është emëruar kreu i “qeverisë së përkohshme”, ndërsa mulla Abdul Ghani Baradar dhe mulla Abdul Salam Hanafi do të jenë zëvendësit e tij.

Sarajuddin Haqqani do të jetë ushtrues i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, ndërsa Amir Khan Muttaqi është emëruar si ushtrues i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme.

Mulla Yaqoob është emëruar ushtrues i detyrës së ministrit të Mbrojtjes, ndërsa zëdhënësi Zabihullah do të jetë ushtrues i detyrës së ministrit të Kulturës dhe Komunikimit. /aa