Talebanët shpallin “amnisti” dhe u bëjnë thirrje grave të bashkohen me qeverinë

Talebanët njoftuan se kanë shpallur “amnisti” për të gjithë në Afganistan dhe u bënë thirrje grave të bashkohen me qeverinë e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtari i komisionit kulturor të talebanëve, Enamullah Samangani në një deklaratë për televizionin shtetëror afgan, i cili është nën kontrollin e tyre, tha se ata shpallën “amnisti” për të gjithë në Afganistan dhe ftuan gratë që t’i bashkohen qeverisë së tyre.

Samangani duke theksuar se ata nuk duan që gratë të jenë viktima dhe duan që ato të marrin pjesë në qeveri tha se “Struktura e qeverisë nuk është sqaruar plotësisht, por në përvojën tonë duhet të ketë udhëheqje të plotë islamike dhe të gjitha palët duhet të marrin pjesë”.

Duke theksuar se “populli tashmë i di rregullat islame që talebanët presin t’i respektojnë”, Samangani tha se “Populli ynë është musliman, ne nuk i detyrojmë ata në Islam”. /aa