Talebanët i kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara që të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan pasi të ketë përfunduar tërheqja e trupave të saj të martën, por Uashingtoni ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje, sipas burimeve të “Reuters”.
Sipas njëjtave burime, udhëheqja e lëvizjes islamike që ka kontrolluar Kabulin që nga mesi i gushtit dëshiron që vendet e tjera të mbajnë hapur ambasadat e tyre pas 31 gushtit. Kjo vlen edhe për ambasadën amerikane.
Amerikanët janë larguar nga ambasada dhe diplomatët e fundit të mbetur në Afganistan pritet të largohen së shpejti nga aeroporti i Kabulit. Ndërkohë trupat do të largohen nga Shteti i Lindjes së Mesme, të martën dhe për pasojë ata nuk do të jenë më në gjendje të garantojnë sigurinë e diplomatëve nëse Presidenti Joe Biden u kërkon atyre të qëndrojnë në kryeqytetin afgan.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se siguria e diplomatëve mbetet një përparësi kryesore për qeverinë. Një vendim mbi këtë çështje mund të shpallet në fillim të javës së ardhshme, orë para përfundimit të operacionit të evakuimit.
Thirrja e talebanëve për të mbajtur hapur kanalet diplomatike është vendimi më i rëndësishëm që tregon se lidershipi i ri afgan kërkon njohje dhe mbështetje ndërkombëtare, ndryshe nga 20 vite më parë që qeveriste vetëm me njohjen e 3 shteteve. (Pakistan, Iran, Emiratet e Bashkuara Arabe). /tiranapost