Taksi godet këmbësorët në Londër, shumë të lënduar

Disa njerëz janë plagosur pasi një taksi iu has këmbësorëve në qendër të Londrës duke i goditur ata kur ishin duke ecur nëpër trotuar.

Policia konfirmoi një numër të konsiderueshëm të të lënduarve. Incidenti u shënua pranë Covent Garden.

Policia e përjashtoi mundësinë që ky të jetë një sulm i organizuar terrorist. Ende nuk ka njoftime më të gjera në lidhje me viktimat e mundshme, apo për identitetitin e ngasësit. /MESAZHI/