Takohen VV, AAK, Nisma e AKR, ja për çfarë u bisedua

Udhëheqësi i “Nisma për Kosovën”, Jakup Krasniqi në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar takimin me liderët e VV-së, AAK-së dhe AKR-së së bashku me William Wolker.

Krasniqi ka treguar se në këtë takim është biseduar për tre çështje.

“Në takim me ne ishte prezen edhe William Woulker. Në këtë takim biseduam për tre çështje. Një- për gjendjen që po gjendet Kosova dhe që duhet të ndryshojë kjo gjendje edhe stili dhe mënyra, dhe diçka për qeverisjen”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Ai poashtu ka thënë se në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e krijimit të koalicioneve para dhe pas zgjedhjeve.

“Ne kemi biseduar por pa ndonjë marrëveshje korrekte. Jemi marrë vesh se kjo gjendje duhet të ndryshojë dhe ata që e kanë sjellë vendin në këtë pozitë, të shkojë në opozitë”, ka shtuar ai në fund.