Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë realizuar një takim në New York SHBA, që është njëherësh takimi i parë zyrtar mes tyre, edhe pse ka pasur raporte për takime të fshehta mes tyre
Në njoftimin nga zyra e presidentit të Egjiptit thuhet se Sisi, i cili po qëndron në New York me rastin e mbledhjes së 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar Netanyahun, ndërkohë që tema ka qenë procesi i paqes në Palestinë.
Thuhet se në takimin me Netanyahun kanë marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Egjiptit, Samih Sukri, shefi i Inteligjencës, Halid Fevzi dhe shefi i kabinetit të presidentit, Abbas Kamil.
Në takim, Sisi ka theksuar mbështetjen e tij për zgjidhjen dy-shtete duke theksuar rëndësinë për një takim të sërishëm mes tyre.
Netanyahu thuhet në kumtesë, nga ana e tij ka shprehur kënaqësinë për rolin e Egjiptit në Lindjen e Afërt në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe stabilitetit të atij rajoni.