Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi ka bërë bashkë për herë të parë pozitën dhe opozitën.
Në takimin, i cili është mbajtur sonte është diskutuar pikërisht për të gjetur një zgjidhjeje rreth Demarkacionit, siç merr vesh Telegrafi prezent kanë qenë edhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Takimi i cili tashmë ka përfunduar është mbajtur me iniciativën e Naim Rashitit nga Grupi Ballkanik për Politika, dhe është folur për arritjen e një bashkëpunimi për zgjedhjen e çështjeve të fundit në vend, e sidomos atë të Demarkacionit.
Nga LDK-ja në takim kanë marrë pjesë Arban Abrashi e Faton Avdullahu. Nga PDK-ja Xhavit Haliti dhe Ilmi Reçica. Nga Lëvizja Vetëvendosje Aida Dërguti, nga AAK-ja Muharrem Nitaj e Ardian Gjini, si dhe nga Nisma për Kosovën Bilall Sherifi e Jakup Krasniqi.