Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kanë nisur takim në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Arsye e takimit është bashkërendimi i qëndrimit për heqjen e taksës, shkruan lajmi.net.
Këtë takim e ka paralajmëruar pak më herët edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.
Kujtojmë se LDK dhe VV nuk janë koordinuar paraprakisht para konferencës së mbrëmshme të Kurtit, ku ky i fundit tha se qeveria që ai udhëheq do ta heq pjesërisht taksën dhe me kushte.
Ky qëndrim i Kurtit u kundërshtua ashpër nga i dërguari i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.