Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në ditën e fundit të tij

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në ditën e fundit të tij

Takimi i 55-të vjetor i Forumit Ekonomik Botëror përfundon sot me 15 seancat e fundit në Davos të Zvicrës, transmeton Anadolu.

Samiti i Davosit në ditën e fundit do të përfshijë seanca mbi çështje të tilla si zhvillimi global, perspektiva ekonomike globale, infrastruktura digjitale dhe demokracia.

Dje, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nga distanca mbajti fjalimin e tij të parë të rëndësishëm para liderëve politik dhe të biznesit botëror. Ai përmendi shumë çështje si katër ditët e para në zyrë, inflacionin global, tarifat e mundshme dhe sloganin “Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”.

Dje, samiti i Davosit përfshiu seanca mbi çështje të tilla si ekonomitë evropiane dhe indiane, inflacionin global, ndryshimet klimatike në Lindjen e Mesme, rreziqet globale, tregtinë dhe tarifat.

Takimi vjetor përfshiu rreth 220 seanca në katër ditë.

Në këto seanca, folësit ndajnë vlerësimet e tyre për politikat e reja të SHBA-së, fragmentimin që vjen nga dobësimi gradual i bashkëpunimit global, politikat tregtare, inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi, transformimi i energjisë së pastër, lufta kundër ndryshimeve klimatike, politikat monetare të bankave qendrore, normat e interesit, si dhe inflacioni.

Takimi vjetor do të përfundojë me fjalët përmbyllëse të presidenti dhe shefit ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende.

Exit mobile version