Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin priten të takohen më 3 shtator gjatë samitit të vendeve G20 i cili do të zhvillohet në Kinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga zyra e shtypit të Kremlinit jepen detaje për takimin Erdoğan-Putin i cili do të zhvillohet në Kinë.
Sipas deklaratës në takimin e dy liderëve do të diskutohen temat, si normalizimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë, rigjallërimi i mekanizmave të bashkëpunimit të nivelit të lartë dhe ekonomi, energjia, tregtia dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në deklaratë thuhet se në takim do të diskutohet edhe për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çështja e Sirisë.
Nga ana tjetër në një deklaratë për mediat këshilltari i Kremlinit, Yuriy Uşakov, tha se procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Turqisë është duke vazhduar. “Pak kohë më parë u hoq bllokimi i fluturimeve charter drejt Turqisë. Pas krizës së avionit e cila ndodhi në nëntor jemi duke punuar me një tempo të lartë për kthimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në gjendje normale”, është shprehur ai.