Një takim i dështuar dhe bosh mund të konsiderohet përballja mes SHBA dhe Rusisë sa i përket cështjes së Sirië. Pas një periudhe të gjatë përplasjesh gjeopolitike, presidenti i SHBA dhe homologu rus Putin u takuan ballë për ballë gjatë samitit të G 20 i cili u mbaj në Hangzhou të Kinës.
Të dy krerët dështuan të gjenin një gjuhë të përbashkët bashkëpunimi sa i përket luftës në Siri.
Mes problemeve qëndron edhe hapja e një korridori humanitar për në Aleppo, ku negociatorët rus dhe amerikan nuk arrijnë të gjejnë një rrugë të mesme. E ndërsa përplasjet vijojnë njerëzit në Alepo vijojnë të vuajnë pasojat dhe të humbin jetën çdo ditë, njofton shqiptarja.com.
Do të duhej të kishte bisedime të tjera diplomatike mes ekspertëve të cështjeve ushtarake dhe inteligjencës përpara se rusët dhe amerikanët të gjejnë një formulë e cila do të conte në arritjen e një armëpushimi edhe pse askush nuk e beson. Për të kuptuar ftohjen mes dy presidentëve mjaftoi edhe fotoja e shtrëngimit të duarve gjatë samitit , një zgjatje duarsh e detyruar e madje një shikim nga kreu i Kremlinit sikur donte të evitonte takimin sy më sy.
Të dyja fuqitë botërore po luftojnë kundra organizates terroriste ISIS, por përplasja qëndron diku tjetër. Moska nga njëra anë mbështet forcat qeveritare të presidentit Bashar Al Assad. Ndërsa Washingtoni i cili gjithashtu drejton sulmet e koalicionit mbështet grupet opozitare të cilat duan të rrëzojnë udheheqësin e regjimit Bashar al Assad.