Qeveria e Tajlandës po rrit përpjekjet e saj për t’i dhënë fund ndotjes së ajrit të rrezikshëm me një shi artificial, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportojnë se ndotja e ajrit në shumë pjesë të destinacioneve kryesore turistike të Tajlandës ka arritur nivele të rrezikshme.
Niveli në rritje i ndotësve të ajrit e ka bërë daljen e popullatës me maska në fytyrë. Autoritetet lokale po pastrojnë rrugët më të frekuentuara me gallon të ujit dhe do të spërkatin me ujë mbi qiellin e kryeqytetit Bangkok për të provuar prodhimin e shiut artificial.
“Autoritetet kanë vendosur për të pozicionuar dy aeroplanë me teknologji artificiale të shiut për të bërë përpjekje që të martën në mbrëmje të krijojnë reshje në lindje të kryeqytetit Bangkok”, raportoi gazeta Bangkok Post.
60 kamionë të ujit nga Ushtria Mbretërore Tajlandeze (RTA) dhe Administrata Metropolitane e Bangkokut (BMA) spërkatën ujë nëpër rrugët e kryeqytetit. Ligje të rrepta kundër automjeteve që emetojnë gazra të zeza po ashtu janë në prag.
Regjistrimet e vëna në dispozicion nga një bord lokal i kontrollit të ndotjes (PCB) tregojnë se për shumë ditë radhazi sasi e grimcave të dëmshme PM2.5 gjatë ditës tejkalojnë tej mase nivelin e padëmshëm prej 50 mikrogramë për metër kub të ajrit.
Operacionet e shiut pritet të vazhdojnë deri në këtë fundjavë dhe palët e interesuara kanë frikë nga dëmtimi i të mbjellave në disa zona periferike.