Një stuhi e fuqishme ka tronditur Rumaninë perëndimore, duke vrarë tetë persona dhe plagosur të paktën 67 të tjerë.
Shumica e viktimave ndodheshin brenda qytetit të Temishoarës, ku erërat arritën deri në 100 km / h, duke shkulur pemët dhe shkatërruan çatitë.
Shumë qytetarë kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike.
“Nuk u paralajmëruam për tajfunin. Raporti i motit njoftonte thjesht për shi,” tha kryetari i bashkisë së Timishoarës, Nikolae Robu për kanalin televiziv “Digi 24”.
Shërbimet emergjente të Rumanisë u kërkuan qytetarëve të strehonin brenda dhe të shmangnin rrugët e përmbytura , ose shtyllat të energjisë. /koha.net/