Kuvendi i Kosovës i ka dhënë sot mbështetje rezolutës së propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në të cilën kërkohet që Qeveria e Kosovës të pezulloj procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në lirimin e ish-kryeministrit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kështu, sipas rezolutës së miratuar, Qeveria e Kosovës detyrohet që të ndërpres bisedimet çoftë në nivel politik dhe teknik me palën serbe për aq kohë sa Haradinaj nuk kthehet në Kosovë, shkruan Indeksonline.
E lidhur me këtë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se pala kosovare do ta respektoj rezolutën e miratuar.
“Do ta respektojmë rezolutën e kuvendit që u miratua sot e cila mendoj se është e drejtë”, ka thënë Tahiri për Indeksonline.