Kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se nuk do të ketë më bisedime në Bruksel për tema tjera pa u zhbllokuar marrëveshjet për Telekomin dhe KOSST-in.
Ndërkaq se cilat do të jenë temat e ardhshme të dialogut teknik në Bruksel, Tahiri ka thënë për Indeksonline se vetëm pas koordinimit mes Prishtinës dhe Bashkimit Evropian do të dihet se për çka do të bisedohet në të ardhëm.
“Për temat e ardhshme ende nuk dihet se cilat do të jenë në radhë në dialogun teknik në Bruksel. Në koordinim me Bashkimin Evropian do të vendosim për temat e ardhshme, që do të kryesojnë takimet tona, por kjo do të vije pasi që të vendoset për marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë ajo.