Tahiri nga Brukseli, kërkon lirimin e nënkolonel Nehat Thaçit

Ministrja Edita Tahiri ka reaguar sot në Bruksel për rastin e arrestimit nga ana e Serbisë të komandantit të Policisë Rajonale të Mitrovicës nënkolonelit Nehat Thaçi.

Në një prononcim për Telegrafin, ajo e ka konsideruar këtë arrestim, arbitrar dhe akt të papranueshëm.

Ministrja Tahiri i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërhyjë tek Serbia për lirimin e Thaçit dhe që Serbia duhet të respektojë frymën e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.