Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se nesër, më 14 gusht, fillojnë punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Ajo ka bërë të ditur se punimet për këtë qëllim do të realizohen nga një kompani e kontraktuar nga ana Bashkimi Evropian. Plani për revitalizimin e urës, i përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit për këtë çështje i datës 25 gusht 2015, do të jetësohet me përpikëri dhe ura e Ibrit do të mundësojë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu siç ka qenë gjithnjë, tha Tahiri.