Pak më parë është mbajtur një takim i përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, Komunës së Mitrovicës, Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe BE-së, përkitazi me situatën e krijuar në vend pas nisjes së ndërtimit të një muri tek Ura e Ibrit.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në një prononcim me telefon për RTK, ka thënë se BE kërkon ndërprerjen e punimeve në mur dhe që gjithçka t’i kthehet marrëveshjes së arritur në Bruksel për rivitalizim të urës.
“BE shprehet se muri është ilegal dhe do të hiqet”, ka thënë ajo.
Ajo madje premtoi se në janar 2017, ura mbi Ibër do të jetë e hapur për qarkullim të lirë të qytetarëve.