Tahiri: Javën e ardhshme Kosova bëhet me kod telefonik

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri thotë se BE-ja ka vendosur që javën e ardhshme të mbahen bisedime tre ditore mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo thotë se BE-ja i ka vënë kusht Serbisë që kjo e fundit të dërgojë letër te ITU ku pajtohet për të mos penguar Kosovën në marrjen e kodit telefonik +383

Në një intervistë për RTK, Tahiri tha se Kosova nuk do të lëshoj pe, dhe se kanë mbetur edhe dy çështje ku nuk janë pajtuar sa i përket marrëveshjes për telekomunikacionit.

“BE-ja ka një porosi të qartë- rezultate pas tre ditë bisedime. Dhe patjetër Serbia do i drejtohet me një letër ITU-së që nuk e pengon kodin telefonik të Kosovës. Frekuencat dhe disa licenca janë disa pjesë që nuk jemi marr vesh ende, këto tre ditë bisedime do të nxjerrim marrëveshjen finale”, tha Tahiri.