Zëvevndëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se nuk jemi në gjendje të zakonshme, por që nuk kërkuan shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Tahiri tha se Qeveria nuk propozoi shpalljen e kësaj gjendje, por që vendosën masa striktke që secili qytetarë t’i zbatojë e respektojë.
Numri dy i qeverisë theksoi se do të mundohen deri në fund që të mos bëjnë mbylljen e përgjithshme, të mos i mbyllin kufijtë, aeroportet sepse pasojat do të jenë të mëdha.
Ai shtoi se duhet shtuar kujdesin në secilën fushë e sidomos në gastronomi.
Njoftimi i plotë:Nuk jemi në gjendje të zakonshme, por nuk kërkuam shpalljen e Gjendjes së JashtëzakonshmeSot, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk propozoi shpalljen e “Gjendjes së Jashtëzakonshme”. Mirëpo, po vendosen masa strikte që duhet secili qytetar t’i zbatojë e respektojë. Sepse është në të mirën e shëndetit publik.S’ka alternativë tjetër pos respektimit të rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë Publike.Nuk duam dhe do të mundohemi deri në fund të mos bëjmë mbyllje të përgjithshme. Të mos i mbyllim kufijtë, të mos i mbyllim aeroportet sepse pasojat janë të mëdha. Në këtë situatë duhet shtuar kujdesin në secilën fushë dhe sidomos në gastronomi.Për të ruajtur shëndetin e qytetarëve tanë kemi vendosur të ndalojmë të gjitha ahengjet në ambiente të mbyllura, pjesëmarrjen në varrime, të pamet dhe ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të ushtrimit të riteve në objekte fetare.Gjithashtu, ditëve në vijim do të publikohen masat shtesë që do të targetojnë aktivitetet ku mund të ketë turma.Si vend dhe si shoqëri kemi kaluar beteja edhe më të vështira, por sot kemi të bëjmë me armik të padukshëm, andaj vetëm të disiplinuar duhet ta luftojmë bashkërisht.