ANKARA (AA) – Pretendohet se SHBA-të kanë në dorë tabulatet e telefonatave të disa ushtarëve të regjimit sirian në lidhje me sulmin me armë kimike në Han Shejhun të Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një prononcim për CNN International, një zyrtar amerikan ka thënë se tabulatet janë përfituar nga informacionet e mbledhura menjëherë pas sulmit me armë kimike të ndodhur në Siri.
Zyrtari ka theksuar se shërbimet informative të SHBA-së nuk kanë patur informacione në lidhje me sulmin kimik.