Tabela e Superligës pas përfundimit të xhiros së tetë (Foto)

Xhiroja e tetë e Vala Super Ligës së Kosovës u mbyll me dy ndeshjet, Gjilani – Flamurtari dhe Feronikeli – Drita.

Gjilani arriti fitore, ndërsa ndeshja tjetër u mbyll me barazim 1 me 1, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve, ka ndryshime në tabelën e Superligës. Llapi i Podujevës vazhdon kryesimin me 17 pikë, pas tij vjen Gjilani me 14 pikë.

Në pozitën e tretë dhe katërt radhiten Trepça ’89 dhe Drita, me nga 13 dhe 12 pikë.

Vllaznia e Pozheranit përkundër një pike të fituar në këtë xhiro kundër Lirisë, ende mbetët në pozitën e fundit me vetëm 4 pikë.

Më poshtë e keni tabelën pas përfundimit të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës:

Xhiroja e nëntë do të zhvillohet më datën 11 tetor, për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve për eliminatorët e Kupës së Botës, “Rusi 2018”.

Takimet e kësaj xhiroje janë këto: Drenica kundër Vllaznisë së Pozheranit, Liria – Gjilani, Flamurtari – Feronikeli, Drita – Llapi, Prishtina – Vëllaznimi dhe Trepça ’89 – Besa.