Tabela e grupit të Kosovës: Rumania e Zvicra në “Euro 2024”

Rumania dhe Zvicra janë dy shtetet që janë kualifikuar në Kampionatin Evropian “Euro 2024” nga Grupi I, ku ishte edhe Kosova.

Pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së nëntë, Rumania udhëheq grupin me 19 pikë. Zvicra ka 17 pikë. Në ndeshjen e fundit, të dyja përballen për pozitën e parë të grupit.

Izraeli ka 12 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Kosova është e katërta me 11 pikë.

Bjellorusia është e pesta me nëntë pikë dhe Andorra në fund me dy pikë.

Në dy ndeshjet e tjera të xhiros së fundit, Kosova pret Bjellorusinë e Izraeli i shkon Andorrës.

Image