Zv.kryeministri Behgjet Pacolli si duket dje në Bruksel ka kërkuar që Kosova të mos kushtëzohet me demarkacionin për të fituar lëvizjen e lirë.
Në bazë të njoftimin të MPJ-së Pacolli ka thënë se pasi çështja e kufirit nuk përbën problem për Malin e Zi, një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë as me vendet e BE-së.
Komisioneri Hahn nga ana e tij nuk ka dhënë ndonjë përgjigje, por ka theksuar se duhet dëgjuar vendet e BE-së për këtë opsion.
Ndryshe, Qeveria e Malit të Zi ka ritheksuar se çështja e Demarkacionit është punë e kryer për shtetin e tyre.
Kanë thënë se janë të hapur që të bisedojnë, por se ata tashmë e kanë ratifikuar atë./Mesazhi/