Rrymat e jetës në përplasje me njena-tjetrën,
gjithmonë në duel e reja me të vjetrën.
Ashtu edhe njerëzit në lëvizje janë,
si valët e detit që qetsi nuk kanë!
Hallet e njerëzve janë si stuhi,
gjithmon në kërkim, kurrë në qetësi.
Edhe sot e shohim njerëzimin,
nga hallet që kanë e msyjn mërgimin.
Ngado që shkojnë mbushin formularë,
pritje pambarim i tërheqin zvarrë….
Në kampe të ndryshme quhen refugjat,
në tryezën e të panjohurës kërkojnë “fat”!
Me jetën e tyre njerëzit luajnë bixhoz,
kjo shihet ngado që të shkosh….!
Vendet e perëndimit njerëzit synojnë,
që të ia msyjn të panjohurës s’ia përtojnë!
Vendet e tyre lehtësisht i lanë,
se keq trajtohen atë gajle s’e kanë!
Po në kohë të Hilafetit pa më thuj si ishte,
ndonji dallim në atë botë a kishte?!
Dikur në kohë të Hilafetit,
njerëzia e lirë i binte tokës e detit…
Për formular e kushte kërkesa nuk kishin,
për të udhtu kudo të lirë ishin!
Feja dhe kombi nuk i pengonte,
secili shkonte kahdo që donte!
Sipas meritave secili çmohej,
beg, pashë, vali emrohej;
si Vaso pasha vali në Liban,
nuk e pengoi se ishte krishtian!
Të gjitha kombet hapsinën e tyre kishin,
të lirë e të nderum të gjithë ishin;
greku, sllavi, armeni, bullgari,
boshnjaku, kaukaziani, shqiptari…
Edhe jahudit kishin hapsinën e tyre,
mjekë të Sulltanit dhe punonjës zyre,
të cilët Europa i dëboi,
ishte Sulltani që i pranoi!
Edhe europianët me hilet që kanë,
në liri të plot tregti banë!
Ndërsa sot refugjatët e shkretë,
vuajnë nëpër shtete mbyten në det!
Europa e “kulturume“ kshtu i trajton,
si lypsa refugjatë pa mëshirë i shikon!
Kjo që shohim sot edhe dje asht pa,
edhe unë që po shkruaj,
në atë “vath“ kam ra!
Kjo na banë që mirë e qart të mendojmë,
mirësinë e Hilafetit si duhet ta kuptojmë!
Historinë tonë ta njohim për borxh e kemi,
atëherë do ta kuptojmë se kush jemi!
Se historinë tonë që kemi lexu,
nuk asht e jona të tjerët e kanë shkru,
me injorancën tonë verbërisht e kemi besu!
Mos vallë kshtu sërish do të vazhdojmë,
që historin tonë si duan të tjerët ta kuptojmë?
Burhan Fili
Ulqin
05/01/2025